27 vjet pas gjenocidit/ Varrosen edhe 50 viktima të Srebrenicës

27 vjet pas gjenocidit/ Varrosen edhe 50 viktima të Srebrenicës

Eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, të identifikuara së fundmi u varrosën sot në Qendrën Përkujtimore Potoçari, aty ku ndodhen varret e mbi 6,670 viktimave të tjera, raportojnë mediat boshnjake.

Më 11 korrik, në Bosnje e Hercegovinë shënohet 27-vjetori i masakrës, në të cilën forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës së viteve ’90.

Masakra është cilësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid.

Në Potoçari, ceremonitë përkujtimore të masakrës i ndoqën mijëra veta.

Hamdija Fejziq, kryetar i Komitetit Organizativ për Përkujtimin e Përvjetorit të Gjenocidit dhe nënkryetar i Komunës së Srebrenicës, tha se ishte me fat që i mbijetoi gjenocidit.

Fejziq tha se ngjarja e tmerrshme nuk duhet të bëhet kurrë “vetëm një fusnotë në historinë e njerëzimit”.

Ai u bëri thirrje zyrtarëve në Bosnje e Hercegovinë që të ndërmarrin hapa konkretë për ta bërë Srebrenicën “një qytet jete, e jo vdekjeje”.

“Në Srebrenicë, fëmijët e lindur pas gjenocidit, rriten dhe ata janë shpresa jonë”, tha Fejziq.

Michael Murphy, ambasador i SHBA-së në Sarajevë, tha se vrasjet në Srebrenicë janë “një ngjarje e errët në histori, jo vetëm për Bosnjën, por për gjithë njerëzimin”.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë, zonën e shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

Vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdojnë ende.

Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burgim për rolet e tyre në gjenocid.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, është dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiç.

Udhëheqësit politikë të serbëve që jetojnë sot në Bosnje dhe në Serbinë fqinje refuzojnë të pranojnë se në Srebenicë ka ndodhur gjenocid dhe masakrën e quajnë “krim i madh”.

Sipas Institutit të Personave të Zhdukur të Bosnje e Hercegovinës, mbi 1,200 viktima të masakrës së Srebrenicës mbeten ende të zhdukur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy