Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Bërdicë në Shkodër, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve të para, një automjet tip “Benz” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.



