
Një shpërthim me tritoli raportohet se ka ndodhur orët e para të mëngjesit te Bulevardi Blu në Kamëz.
Mësohet se tritoli i është vënë një makine tip “Audi Q7” që ishte e parkuar anës rrugës, me pronar Artan Lleshi.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve” njofton policia.
Mësohet se Artan Lleshi nga Fani i Mirditës, jeton kryesisht në Angli.
Dyshohet se ngjarja mund te kete ndodhur si pasoje e veprimtarise se tij në Angli dhe konfliktieve per mashtrim me shtetas shqiptar.
Dyshohet se është i përzier në grupe kriminale.



