11 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane ku mes tyre janë edhe 3 shqiptarë.
Sipas mediave italiane, nga 11 personat e arrestuar, 8 prej tyre janë lënë në burg, 2 me detyrim paraqitje dhe 1 me nënshkrim në policinë gjyqësore.
Emrat e personave të arrestuar nuk bëhen ende me dije.
Urdhër arrestet ndaj këtyre personave janë dhënë pasi u arrit të vërtetohej se merreshin me drogë.
Në operacionin e koduar “Robbed Cheese" u angazhuan 50 forca policie, ndërsa janë kontrolluar shumë banesa dhe aktivitetet tregtare.
Policia po ashtu ka sekuestruar 8 kg kokainë, 15 kg marijuanë, armë dhe 130 mijë euro.



