
Forca Operacionale Lezhë dhe forca e posaçme “Shqiponja” kanë arrestuar 29-vjeçarin i cili ishte i shpallur në kërkim kombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Ai dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit L. L., Y. D., dhe F. B., të arrestuar më parë nga shërbimet e Policisë në DVP Vlorë, gjatë operacionit të koduar “Transportuesi”, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të transportimit të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, kjo me synimin për ta trafikuar jashtë vendit, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.



