OSBE dhe Autoriteti Kombëtar italian ndihmojnë rritjen e kapaciteteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit

OSBE dhe Autoriteti Kombëtar italian ndihmojnë rritjen e kapaciteteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të bashkëpunojë me Autoritetin Kombëtar italian Kundër Korrupsionit (ANAC) për të forcuar kapacitetet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) në kryerjen e auditimeve të prokurimeve publike dhe përmirësimin e cilësisë së tyre. Takimi i parë për përcaktimin e nevojave të KLSH-së dhe për hartimin e programit të trajnimit u zhvillua, sot, online.

Kryetari i Prezencës, Vincenzo Del Monaco, i cili mori pjesë në takim së bashku me presidentin e ANAC-ut, Giuseppe Busia dhe kryetarin e KLSH-së, Arben Shehu, tha se, si një institucion i pavarur mbikëqyrës, Kontrolli i Lartë i Shtetit luan rol thelbësor në luftën kundër korrupsionit.

 “Sikurse kemi parë në lajmet e këtyre ditëve në Shqipëri, rreziku i korrupsionit në prokurimet publike është i lartë dhe përpjekjet për të rritur mbikëqyrjen e kësaj fushe si edhe zbatimi i rekomandimeve për uljen e rreziqeve nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme. Këto rreziqe po merren shumë seriozisht nga autoritetet shqiptare dhe Shqipëria po fillon të shohë rezultatet e institucioneve të reja gjyqësore, por më shumë mund të bëhet dhe institucione si për shembull KLSH-ja janë hallka kritike të sistemit në identifikimin dhe raportimin e dëmeve”, tha Del Monaco.

 Presidenti i ANAC-ut shprehu angazhimin e Autoritetit për të ofruar praktikat dhe modelet më të mira për zhvillimin e auditimeve të procedurave të prokurimit publik, mbështetur në përvojën e Autoritetit Kombëtar italian Kundër Korrupsionit.

“Transparenca dhe dixhitalizimi do të jenë mënyrat për të parandaluar korrupsionin dhe për të siguruar një administratë publike më të mirë. Unë jam shumë i lumtur për këtë bashkëpunim me KLSH-në dhe shpresoj që të zhvillohen më shumë veprimtari mes KLSH-së dhe ANAC-ut”, tha Busia.

 Kryetari i KLSH-së Shehu falënderoi Prezencën e OSBE-së dhe ANAC-un për mbështetjen dhe tha se pret fillimin sa më të shpejtë të veprimtarive konkrete në dobi të interesit të përbashkët, luftës kundër korrupsionit.

 Mbështetja që Prezenca i jep Kontrollit të Lartë të Shtetit është pjesë e përpjekjeve të saj më të gjera për të rritur kapacitetet, transparencën dhe llogaridhënien e sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri, ku KLSH-ja është hallkë kryesore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy