Zbulohen ndërtime pa leje në Ksamil dhe Sarandë, procedohen 3 persona

Zbulohen ndërtime pa leje në Ksamil dhe Sarandë, procedohen 3 persona

Konstatohen dhe goditen 3 raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme në Ksamil dhe Sarandë, duke bërë që të procedohen penalisht tre persona.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, në vijim të operacionit “Coastline”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë evidentuar 3 raste të tjera në këtë fushë, për të cilat u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Sarandë, R. B., 22 vjeç, banues në Korçë dhe A. T., 28 vjeç, banues në Ksamil.

Shtetasit A. B., dhe A. T., u kapën teksa kryenin punime ndërtimi, pa leje, në qytetin e Sarandës, ndërsa shtetasi R. B., u kap teksa kryente punime ndërtimi, pa leje, në zonën bregdetare, në Ksamil.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy