Grabiti një institucion financiar, shpallet në kërkim një 18-vjeçar

Grabiti një institucion financiar, shpallet në kërkim një 18-vjeçar

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 18-vjeçar, i dyshuar për një grabitje të ndodhur në një institucion financiar pak ditë më parë. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 23 janar, në rrugën “Bardhyl”, Tiranë.

Policia e Tiranës shpalli në kërkim 18-vjeçarin, identifikimi i të cilit sipas bluve është bërë i mundur pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë.

Grabitja e filialit u regjistrua mesditën e 23 janarit. I riu, nën kërcënimin e armës ka marrë xhiron ditore dhe paratë që mbaheshin në ambientet e institucionit financiar.

Sipas burimeve të policisë mësohet se bëhet fjalë për të paktën 100 mijë lekë të cilat janë marrë nga grabitësi i cili ka qenë i maskuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy