Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në një gropë të hapur nga ndërtimi i Bypassit në këtë qytet.
Nga të dhënat paraprake mësohet se makina tip “Benz” me targë AA 730 PH ka përfunduar në kanal.
Brenda në makinë ndodheshin dy persona, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 34-vjeçari me inicialet L.B, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë mungesa e sinjalistikës për punimet në rrugë. Policia e mbërritur në vendin e ngjarrjes ka nisur hetimet.



