
Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi vodhën një shumë të konsiderueshme parash në një banesë.
Uniformat blu, në sajë të veprimeve të shpejta hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë arrestimin e të dyshuarve.
Në pranga përfunduan dy vëllezërit Arlind Dani, 17 vjeç dhe Izmir Dani, 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Dy të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit R. D., 69 vjeç, në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprën penale të “Vjedhja, kryer në bashkëpunim.



