Gazetari Arsen Rusta tha në studion e lajmeve të MCN Tv se kontrollet dhe sekuestrot e bëra kohët e fundit nga SPAK dhe BKH në kompanitë e biznesmenëve Janis Karathano-s dhe Klodian Allajbeu lidhen me koncesionin e laboratorëve.
Ka qenë e pazbardhur motivi, apo hetimi, por lidhet me koncesionin e laboratorëve. Është një shërbim që shteti ka vendosur ta ndajë me kompaninë private. Kompanitë private përfituese janë Pegasus dhe LaboPharm në pronësi të Karathano-s. Është folur që është biznesmen grek, është shtetas shqiptar, i lindur në Gjirokastër dhe banues atje.
Hetimet janë të hapura, ndiqen nga Bejko.
LaboPharm dhe Pegasus kanë bërë kërkesa për t’u hequr sekuestro për disa prova materiale, apo kthim sendesh, por Bejko ka thënë që sendet janë ende të vlefshme për llogari të hetimit të hapur.
Kërkesa e LaboPharm u rrëzua dje, ndërsa e Pegasus sot.
Të njëjtat kërkesa kanë bërë një numër i madh biznesesh, edhe ato kompani në pronësi ose të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me biznesmenin Klodian Alljabeu.



