Theu masën e ‘Arrestit në shtëpi", iu gjet edhe kokainë/ Arrestohet 38-vjeçari në Lushnjë

Theu masën e ‘Arrestit në shtëpi", iu gjet edhe kokainë/ Arrestohet 38-vjeçari në Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", të DVP Fier, kapën në flagrancë shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të vendosur nga Gjykata e Gjirokastrës dhe ishte një nga autorët e një konflikti me sende të forta dhe me mjet prerës, të ndodhur në Lushnjë.

Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Lushnjë, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe sekuestruan 21 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat ky shtetas dyshohet se do t’i shiste në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin e këtij shtetasi për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Gjithashtu, në vjim të veprimeve për dokumentimin ligjor të rrethanave të konfliktit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Lushnjës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 39 vjeç, pasi dyshohet të jetë një nga autorët e këtij konflikti, dhe shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë, të dyshuar si autorë të plagosjes së 29-vjeçarit, konkretisht shtetasit J. S., 44 vjeç, dhe M. S., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Karbunarë, Lushnjë.

Po punohet për kapjen e këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy