Organizonin lojëra fati në një ambient në fshehtësi, arrestohen dy vëllezër në Burrel

Organizonin lojëra fati në një ambient në fshehtësi, arrestohen dy vëllezër në Burrel

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers” në Burrel, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit që ushtrohet nëpërmjet kompjuterave dhe tavolinave të pokerit, duke vënë në pranga dy vëllezër.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të ambienteve të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe si rezultat i punës operative në ndjekjen e informacioneve policore të siguruara, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brothers”, gjatë të cilit u godit një rast i organizimit të veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar në lagjen “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 54 vjeç dhe N. K., 46 vjeç, banues në Burrel (vëllezër).

Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një ambient në fshehtësi, në të cilin kishin vendosur disa kompjutera me anë të të cilëve organizonin lojëra fati.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kompjuterat që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, rreth 160 000 lekë të rinj dhe 2 celularë. 

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy