Kundër ndërtimit të TEC/ Banorët e tre fshatrave protestojnë para bashkisë së Roskovecit

Kundër ndërtimit të TEC/ Banorët e tre fshatrave protestojnë para bashkisë së Roskovecit

Protesta e banorëve të fshatrave Suk 1, Suk 2  dhe Arapaj në Roskovec kundër vendimit për ndërtimin e TEC në këtë zonë, është zhvendosur sot para godinës së bashkisë Roskovec.

 

Drupal Ad

 

 

 

Banorët të vendosur të mos tërhiqen nga vendimi i tyre pohojnë se nuk janë pyetur për këtë projekt dhe duke pasur parasysh dëmet që ky termocentral mund të shkaktojë në tokat bujqësore dhe mjedisin, do të vazhdojnë betejën ligjore dhe protestat.

Banorët e tre fshatrave ku është planifikuar ndërtimi i termocentralit janë shprehur kundër vendimit të Këshillit të Bashkisë Roskovec të datës 26 prill, i cili miratoi me votat e maxhorancës planin vendor që përfshin ndërtimin e termocentralit në zonën e fshatit Suk 1.

Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe avokati Altin Goxhaj, i cili ka theksuar se projekti për ndërtimin e TEC në fshatin Suk është një projekt që garanton helmimin, vdekjen dhe shkatërrimin e zonës.

Vendosja e një TEC pranë tubacionit që është me rëndësi strategjike për Europën rrezikon edhe strategjinë evropiane të energjisë, thotë Goxhaj. .

Sot ndërkaq në mbledhjen e Këshillit Bashkia, do të lejohen të marrin pjesëve një përfaqësi prej pesë qytetarëve protestues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy