Makina përplaset me karrocën e tërhequr nga kafshë pune, plagoset një person në Korçë

Makina përplaset me karrocën e tërhequr nga kafshë pune, plagoset një person në Korçë

Një person ka mbetur i plagosur në Korçë, si pasojë e përplasjes së një makine me një karrocë të tërhequr me kafshë pune.

Ngjarja është shënuar rreth orës 17:40, në aksin rrugor Korçë-Liqenas, në afërsi të fshatit Zvezdë, Maliq.

Automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, është përplasur me një karrocë të tërhequr me kafshë pune, me drejtues shtetasin A. A., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Gollobërdë, Maliq, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy