Shpërthimi me tritol i ndodhur mbrëmjen e së martës në Lushnjë, dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje.
Ende nuk është përcaktuar sasia e lëndës plasëse, ndërsa policia po mbledh ende provat për zbardhjen e autorëve.
Edhe në Fushë Krujë, policia nuk ka mundur të identifikojë ende autorët, ndërsa sasia e tritolit që shpërtheu në banesën e një 54-vjeçari ishte rreth 30 gramë.



