
Një shqiptar i moshës 47-vjeçare është gjetur i varur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij, në Ampelophytos, komuna Pylos-Nestoros në Greqi.
Nga të dhënat paraprake të policisë raportohet se shqiptari i ka dhënë fund jetës duke u varur.
47-vjeçari shqiptar jetonte prej shumë vitesh në Ampelophytos, kishte 4 fëmijë dhe punonte në bujqësi, ndërsa kishte edhe një minimarket.
Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim nga ana e autoriteteve.



