Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan/ Pranga edhe personit që e strehoi

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan/ Pranga edhe personit që e strehoi

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar me iniciale A.D pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim të bimëve narkotike.

Po ashtu në pranga e policisë U. K., 41 vjeç pasi dyshohet se ka fshehur në banesën e tij në Elbasan të kërkuarin nga drejtësia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Escape”.

Kapet dhe vihet në pranga, 40-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar, për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet një shtetas tjetër që e ka përkrahur 40-vjeçarin, duke e strehuar në banesën e tij.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në DVP Elbasan, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, për vendndodhjen e një personi në kërkim, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Escape”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-A.D., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 12.08.2022, gjatë kontrollit në territorin përreth banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.

Në vijim të veprimeve hetimore është arrestuar edhe shtetasi U. K., 41 vjeç, banues në Elbasan,  për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka strehuar në banesën e tij, shtetasin A. D., pas shpalljes në kërkim nga Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy