
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Durrës, në vijim të veprimeve hetimore në kuadër të operacionit të koduar “Storm 17”, kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për dy shtetas kinezë:
X. L., 38 vjeç, banues në Kinë, i dyshuar se ka sjellë në qytetin e Durrësit katër shtetase kineze të arrestuara gjatë këtij operacioni për prostitucion, si dhe shtetasen F. L., e cila gjithashtu ushtronte prostitucion në Durrës;
F. L., 49 vjeçe, banuese në Kinë, për veprën penale “Prostitucioni”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pasaportat e dy shtetasve të proceduar, tre celularë dhe një shumë parash.



