Nën akuzë për vrasjen e biznesmenit shqiptar, dy shtetasit grekë shfajësohen në gjykatë

Nën akuzë për vrasjen e biznesmenit shqiptar, dy shtetasit grekë shfajësohen në gjykatë

Gjykata greke ka lënë në burg dy të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit shqiptar, Xhani Topalli. Ngjarja ndodhi në Rodos disa ditë më parë, ndërsa në pranga përfundoi një 53-vjeçar dhe djali i tij, 20 vjeç. Ata akuzohen për vrasjen e shtetasit shqiptar, ndërsa do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Të dy të pandehurit, në prani të avokatëve të tyre z. Aki dhe Dimitris Dimitriadis dhe Dimitris Verberis, pretenduan se vdekja e 46-vjeçarit erdhi si pasojë e një aksidenti gjatë një zënke dhe argumentuan se ai me sa duket, vdiq si pasojë e rënies së tij në tokë. Por nuk argumentuan se si kishte mbetur me një litar në qafë. Ata gjithashtu theksuan se për këtë ngjarje nuk ka faj 20-vjeçari.

Dy të dyshuarit u dërguan në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa aty ishin mbledhur të afërmit e viktimës. Këta të fundit kanë kërkuar me zë të lartë që dy autorët të “kalbeshin” në burg.

Kryetari i Komunitetit Shqiptar të Rodosit, Aris Kasapi, deklaroi për mediat greke se ata donin jo vetëm të shprehnin indinjatën e tyre për vrasjen e 46-vjeçarit, por të kërkonin dënimin shembullor për ata që janë përgjegjës.

Jemi mbledhur si njerëz, si bashkatdhetarë të viktimës për të dërguar një mesazh, për të kërkuar dënimin real të atyre personave që i morën jetën. Ky është një krim i urryer dhe ajo që ne kërkojmë është që Drejtësia të vihet në vend”, tha Kasapi, ndërsa përmendi se javën e ardhshme do të mbahet një miting i madh në Rodos nga komuniteti shqiptar në bashkëpunim me sindikatat e ishullit.

vrasja e një kontraktori në Rodos

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy