
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë natës së lënë pas.
Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Fier-Seman, dyshohet se shtetasi A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë.



