Përfundon asfaltimi në Qafë Kashar-Rinas/ ARRSH: Nesër e hapur për të gjithë shoferët

Përfundon asfaltimi në Qafë Kashar-Rinas/ ARRSH: Nesër e hapur për të gjithë shoferët

Rruga Qafë-Kashar Rinas do të hapet ditën e nesërme për qarkullimin e automjeteve.

 Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se kanë përfunduar punimet e asfaltimit në segmentin “Qafë Kashar-Rinas”.

Po ashtu, ARRSH njoftoi se “nesër më datë 31 janar ky segment do të jetë i hapur ndërsa do të vijojnë punimet për fazën e tretë duke filluar nga data 2 shkurt, segmenti “Ahmetaq-Rinas” (aeroport) do të jetë i mbyllur.

“Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Prej 5 ditësh rruga Rinas-Universiteti Epoka ishte e mbyllur për shkak të rehabilitimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy