Gjykata e la të lirë për shkak të gjendjes shëndetësore, Kajmaku lë edhe spitalin (VIDEO)

Gjykata e la të lirë për shkak të gjendjes shëndetësore, Kajmaku lë edhe spitalin (VIDEO)

Një ditë pasi Gjykata e Apelit vendosi të liroi Agim Kajmakun, ky i fundit mëngjesin e sotëm ka lënë spitalin ku ndodhej i shtruar prej dy ditësh dhe është rikthyer në shtëpi.

Referuar kështu gjendjes shëndetësore të ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës, Gjykata e Apelit me kërkesë të prokurores së çeshtjes, Arta Markut, kanë lënë të lirë Kajmakun.

Sipas vendimi Agim Kajmaku duhet të paraqitet 2 herë në muaj në prokurori.

Kajmaku, i shpallur në kërkim që prej nëntorit të vitit 2019, u arrestua nga policia dy ditë më parë. 49-vjeçari u shtrua në një spital privat mbrëmjen e së hënës pas disa ndërlikimeve shëndetësore.

Kajmaku u shpall në kërkim që prej 9 nëntorit 2019 dhe akuzohet për “Falsifikim të formularëve”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Sipas vendimi Agim Kajmaku duhet të paraqitet dy herë në muaj në prokurori. Seanca e radhës për ish-kryebashkiakun e Vorës do të zhvillohet në datën 15 korrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy