Sekuestrohen 23 kg kanabis/ Arrestohet efektivi i policisë, në kërkim tre të tjerë në Pogradec

Sekuestrohen 23 kg kanabis/ Arrestohet efektivi i policisë, në kërkim tre të tjerë në Pogradec

Policia e Pogradecit bën me dije se pas një hetimi dy mujor, ka vënë në pranga 44-vjeçarin me iniciale Rexhep Toshi dhe u ndalua punonjësi i policisë 35-vjeçari Blenard Vathi, banues në Borizanë në Krujë, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndërsa janë shpallur në kërkim 48-vjeçari Sh.I , S. O., 44 vjeç dhe M. T., 32 vjeç.

Gjatë opercionit të koduar “Hudënishti” u sekuestruan 23 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hudënishti”.

Operacioni pas një hetimi 2-mujor, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pogradec në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve.

Vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Sekuestrohet 23 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, u finalizua operacioni i koduar “Hudënishti”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasi R. T., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpallën në kërkim shtetasit Sh. I., 48 vjeç, S. O., 44 vjeç dhe M. T., 32 vjeç.

U bë ndalimi i shtetasit B. V., 35 vjeç, banues në Borizanë, Krujë (punonjës policie).

Në bazë të informacioneve të grumbulluara gjatë periudhës hetimore 2-mujore se disa shtetas, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike dhe synonin të trafikonin një sasi droge jashtë vendit, forcat e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të sasisë prej 23 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy