Në kërkim nga autoritetet turke, biznesmeni 27-vjeçar reagon në rrjete sociale

Në kërkim nga autoritetet turke, biznesmeni 27-vjeçar reagon në rrjete sociale

Detaje të reja kanë dalë mbi kërkimet që po kryhen për arrestimin e biznesmenit turk, Faruk Ozer. Ai është shppallur në kërkim nga autoritetet turke, për nën akuzën e mashtrimit.

Me dhënien e vendimit për arrestimin e tij, Policia e Shtetit Shqiptar ka nisur kërkimet në disa qytete të vendit. 27-vjeçari Ozer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar.

Sipas informacioneve nga uniformat blu, mësohet se biznesmeni turk Faruk Ozer rezulton të jetë futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të këtij viti.

Teksa ndodhet në kërkim nga autoritetet turke, Faruk Ozer mohoi akuzat në një deklaratë në Tëitter. Ai tha se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh. Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik. Ozer gjithashtu tha që pretendimet se paratë ishin zhdukur ishin të pavërteta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy