Të paktën 13 persona kanë vdekur nga një shpërthim që gotiti Stambollin mbrëmjen e sotme.
“Shpërthimi jashtë stadiumit të futbollit në Stamboll ka lënë të vdekur së paku 13 persona, sipas burimeve të sigurisë”, shkruan Reuters.
Ndërsa pak minuta me parë, ministri turk i Transportit, Ahmet Arsnal ka thënë se shpërthimi i sotëm në Stamboll ishte sulm terrorist.
“Dënoj sulmin terrorist në Beshiktash, dëshiroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai në rrjetin social “Twitter”.
Media vendase shkruajnë se shpërthimet kanë ndodhur pranë stadiumit, pas përfundimit të ndeshjes Beshiktash-Bursaspor.
Shpërthimi ka ndodhur rreth prës 22:30 me orën lokale dhe mendohet se ka ardhur nga një makinë bombë, e cila mendohet se ka pasur objekt sulmi një autobus të forcave të rendit.
Sipas raportimeve të para të paktën 20 persona janë plagosur, ndërsa raportohet se shumë prej të lënduarve janë policë.




