Një aksion blic i policisë së Elbasanit është duke u zhvilluar në rrethrrotullimin e luleve për të evidentuar elementë të veprave penale të ndryshme si dhe persona të dyshuar apo të shpallur në kërkim.
Në aksion marrin pjesë skuadra “Shqiponja”, efektivë të Rrugores, specialistë zone si dhe oficerë të krimeve.
Autotomjete që kryejnë manovra të çuditshme apo dhe automjete të shtrenjta u bëhet kontroll fizik dhe të dokumentacionit, bënë të ditur burime për MCN TV.
Deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë person të shoqëruar pasi operacioni blic sapo ka filluar dhe do të vazhdojë deri në orët e vona të natës.



