Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne spitalin rajonal te Beratit.
Këtë herë pre e dhunës së pacientëve ka renë një infermier në spitalin e Beratit, pasi te aferm te nje pacienti qe ka nderruar jete kane pretenduar per mjekim te pakujdesshem. Policia njofton se nje 46 vjecar, ndaj te cilit ka nisur procedim ne gjendje te lire, ka goditur infermierin 30 vjecar ne spital pas vdekjes se te afermit te tyre.
Njofimi
Më datë 01.09.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:A.V, 46 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi në urgjencën e Spitalit Rajonal të Berat ka goditur ne fytyrë infermierin e turnit, shtetasin A.K, 30 vjeç, banues në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.



