Policia e Kosovës bastis tri lokacione në veri të vendit

Policia e Kosovës bastis tri lokacione në veri të vendit

Policia e Kosovës ka realizuar sot tri operacione lidhur me sulmin terrorist të Banjskës të 24 shtatorit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Elshani ka theksuar se bastisjet kanë përfunduar pa asnjë incident, derisa nuk ka treguar se çfarë kanë arritur të konfiskojnë nga vendi i ngjarjes.

Janë kryer tri bastisje në territorin e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit lidhur me ngjarjet në Banjë. Asnjë arrestim nuk është bërë.

Por, sipas medium serb Kossev, organet e rendit kanë bastisur një banesë të një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb.

Ndryshe përgjatë mbrëmjes së të martës, PK-ja ka realizuar një operacion në një depo në Leposaviq nën dyshimin se ka armatim atje.

Përgjatë operacionit, janë sekuestruar tri vetura komunale të Leposaviqit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy