Turistes gjermane i vidhen paratë në vilën me qira në Palasë

Turistes gjermane i vidhen paratë në vilën me qira në Palasë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën bregdetare të Palasës, ku një turiste gjermane është viktimë e një vjedhjeje në vilën që kishte marrë me qira gjatë pushimeve në Dhërmi.

Sipas Policisë së Vlorës, 39-vjeçarja R. S., banuese në Gjermani, ka kallëzuar se i është vjedhur një shumë parash në vilën ku po qëndronte për pushime. 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Palasë, pjesë e zonës turistike të Dhërmiut.

Policia njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale të "vjedhjes".

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit janë në vijim. 

Shuma e vjedhur nuk është bërë publike, ndërsa organet e drejtësisë po ndjekin më tej procedurat për hetimin e rastit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy