Rinas/ 50 euro ryshfet për të udhëtuar drejt BE, arrestohen dy udhëtarë

Rinas/ 50 euro ryshfet për të udhëtuar drejt BE, arrestohen dy udhëtarë

Dy persona janë arrestuar në Rinas, pas përpjekjes për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonin kushtet.

A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë; Q. M., 56 vjeç, banues në Divjakë u vunë në pranga pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, këta shtetas nuk justifikonin qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen.

Shtetasi A.M. i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 50 euro, ndërsa disa orë më vonë shtetasi Q. M., i cili donte të udhëtonte bashkë me bashkëshorten, i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 100 euro, me qëllim lejimin e kalimit.

Të dy janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy