
Një i ri në Shkodër ka përfunduar në spital, pasi ka konsumuar një mbidozë ilaçesh.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në spitalin e Shkodrës, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi E. A., 23 vjeç, banues në fshatin Dobraç, i cili dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh.
23-vjeçari vijon të marrë asistencë mjekësore në spital, ndërkaq grupi hetimor vijon të punojë për të sqaruar rrethanat e rastit.



