Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së martës në aksin rrugor Lezhë-Rrilë. Sipas informacioneve të policisë, një automjet është përplasur me një çiklomotor, në afërsi të një karburanti.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i çiklomotorit, i cili është dërguar në Spitalin e Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetime mbi shkaqet e aksidentit.



