Rrëmbimi i Jan Prengës/ Bregu: SPAK i ka zbuluar gjithë personat e përfshirë, ka prova të mjaftueshme (VIDEO)

Rrëmbimi i Jan Prengës/ Bregu: SPAK i ka zbuluar gjithë personat e përfshirë, ka prova të mjaftueshme (VIDEO)

Gjykimit për Altin Hajrin është në fazën përfundimtare dhe SPAK ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm si i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ndërkohë që vendimi do të shpallet më datë 24 mars. 

 

Për këtë çështje gazetari Sokol Bregu, tha për edicionin e lajmeve të MCN TV se Prokuroria e Posaçme i ka zbuluar të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje.

 

Sipas tij, SPAK pretendon se ka prova të mjaftueshme për ti dënuar me burgim të përjetshëm gjithë të akuzuarit.

 

Prokuroria thotë se Altin Hajri ka qenë në dijeni të rrëmbimit dhe të zhdukjes së shtetasit Jan Prenga. Në fakt ai nuk ka kryer veprime fizike në rrëmbimin e tij, pasi SPAK ka një video ku shfaqen në Kamëz katër persona të cilët e rrëmbejnë Jan Prengën, por është i përfshirë në dërgimin në resortin në Shijak, aty ka humbur dhe jetën Jan Prenga dhe është varrosur, por ende nuk është gjetur. 

 

Edhe katër personat pritet të dënohen nga gjykata. Avokatët e tyre e kanë mohuar akuzën. I gjithë diskutimi ka mbetur mes Prokurorisë së Posaçme dhe avokatëve të Altin Hajrit. Sot ka qenë një seancë ku pala mbrojtëse ka dhënë konkluzione. Pala mbrojtëse është mbrojtur me faktin se ai nuk ka qenë në dijeni të rrëmbimit dhe vrasjes dhe se në momentin që e ka parë në resortin e vetë të plagosur, ka kërkuar vetëm që të largojë familjen e tij. 

 

Ka një telefonatë në Sky dhe Encrochat mes tij dhe një personi tjetër të akuzuar për këtë çështje, ku kërkohet që bahçevani të tërheq dëshmitë e tij në Prokurorinë Speciale, ku personi në fjalë nuk ka pranuar t’i thotë bahçevanit të tij që të ndryshojë thëniet në gjykatë. Si organizator akuzohet dhe po gjykohet Dritan Rexhepi, gjithçka për vjedhjen e një sasie kokaine në një port në Britani dhe një nga personat që e kishin në dorëzim lëndën narkotike, është vëllai i Jan Prengës. 

 

Prokuroria pretendon se ka prova të mjaftueshme për ti dënuar me burgim të përjetshëm gjithë të akuzuarit. SPAK i ka zbuluar personat që e kanë kryer këtë akt kriminal. Dyshohet se ai ishte në dijeni të veprimeve që ndodhnin dhe vendosi resortin në dispozicion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy