Përplaset për vdekje një këmbësor në Tiranë

Përplaset për vdekje një këmbësor në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një këmbësor është përplasur për vdekje nga një makinë tip “Audi”.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e “stacionit të trenit”, ndërsa drejtuesi i mjetit sipas dëshmitarëve, është larguar nga vendngjarja.

Aty kanë shkuar forcat e policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit si dhe identifikimin e shoferit që u përfshi në ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.04.2022, rreth orës 20:10, te Stacioni i Trenit, një mjet tip "Audi" me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital. 

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. 

Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy