Pensionistja dënohet me gjobë se ndihmoi një azilkërkues të pastrehë

Pensionistja dënohet me gjobë se ndihmoi një azilkërkues të pastrehë

Një grua 73-vjeçare u dënua me një gjobë prej 800 frangash zvicerane (735 €), ngaqë ndihmoi një azilkërkues të pastrehë nga Afganistani që të kalonte kufirin nga Italia pasi ishte pothuajse i ngrirë nga të ftohtët. Ajo ka apeluar vendimin e gjykatës.

Anni Lanz u takua me burrin në një qendër largimi në Bazel, ku vuante nga probleme të rëndësishme psikologjike pas vdekjes së gruas dhe të fëmijëve të tij.

Raportet mjekësore të dhëna autoriteteve zvicerane sugjeronin që ai duhej të lejohej të qëndronte në vend me motrën e tij, por autoritetet e kishin deportuar përsëri në Itali.

Lanz, i cila është ka 34 vjet që merret me të drejtat e refugjatëve, dëgjoi që burri nuk kishte ku të qëndronte në Itali dhe po flinte jashtë në temperatura të ulëta minus 10 gradë afër kufirit të Zvicrës.

Ligji Federal i të Huajve në Zvicër e ndalon ndihmën e hyrjes së parregullt në vend, por dënimet nuk marrin parasysh nëse individi ka përfituar ose jo nga kjo.

Në mbrojtje të Anni Lanz ka dalë Maria Serrano, kryeaktivistja e Amnisitisë Ndërkombëtare për Migracionin.

"Anni Lanz nuk ka bërë asgjë të keqe dhe asnjë krim. Duke udhëtuar përtej kufirit për të ndihmuar një njeri të ri dhe të traumatizuar, i cili ishte detyruar të flinte në temperatura nën zero, ajo tregoi dhembshuri, jo kriminalitet. Dënimi kundër saj duhet të rrëzohet dhe legjislacioni në Zvicër të ndryshohet në mënyrë që të mos i ndëshkojë më samaritanët e mirë për akte solidariteti. Zvarritja e saj para gjykatës me akuza absurde është një tallje ndaj drejtësisë. Përpjekjet e individëve dhe OJQ-ve për të ndihmuar njerëzit që kërkojnë siguri duhet të lavdërohen e të mbrohen dhe jo të kriminalizohen", tha ajo. /Euronews/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy