Veprimtari të paligjshme të basteve sportive/ Arrestohen gjashtë persona në Tiranë

Veprimtari të paligjshme të basteve sportive/ Arrestohen gjashtë persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se nga Komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 4, janë goditur gjashtë raste të organizimit të lotarive të palejuara, nëpërmjet aparateve celulare.  

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. Sh., 19 vjeç, E. A., 36 vjeç, E. I., 33 vjeç, A. Gj., 18 vjeç, I. N., 50 vjeç dhe S. Sh., 57 vjeç, banues në Tiranë.  

Aparatet celulare që këta shtetas përdornin për vënien e basteve sportive, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy