U kapën me kokainë dhe 10 mijë euro, arrestohen dy shqiptarët nën Itali

U kapën me kokainë dhe 10 mijë euro, arrestohen dy shqiptarët nën Itali

Dy shtetas shiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi u kapën me lëndë narkotike të llojit kokainë. Sipas mediave italiane, në pranga është vënë një 37-vjeçar dhe një 27-vjeçar, me banim në Parma. Pasi u ndaluan për kontroll nga policia, të dy po përpiqeshin të bindnin efektivët se nuk kishte asgjë që nuk shkonte me ta.

Por kjo bëri që policia të niste një kontroll më të imtësishëm pasi nisën dyshimet se mund të fshihnin drogë. Në xhepin e pantallonave të 37-vjeçarit u gjet 1 gram kokainë, ndërsa brenda automjetit u gjetën edhe 15 gramë të tjera.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjet një mikrovalë, një zarf me 500 gramë kokainë ndërsa në një sirtar u gjetën rreth 10 mijë euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga shitja e drogës.

37-vjeçari u arrestua dhe u shoqërua me burgun e Parmës pasi akuzohet për “trafikimin e lëndëve narkotike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy