Dështon sërish seanca ndaj Dritan Dajtit 

Dështon sërish seanca ndaj Dritan Dajtit 

Ka dështuar sërish seanca gjyqësore ndaj të dënuarit Dritan Dajti. Seanca u shty pasi Gjykata e Elbasanit e pati të pamundur të realizojë lidhje me video-konferencë me IEVP Peqin, e nga ana tjetër Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk merr përsipër shoqërimin e Dritan Dajtit në ambientet e gjykatës për arsye sigurie.

Dritan Dajti akuzohet për masakrën e 7 gushtit të vitit 2009 në Plazhin e Durrësit, ku u vranë dëshmorët e policisë; Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj. Ngjarja cilësohet si ndër më të rëndat për forcat e policisë. Dajti së bashku me personat që e shoqëronin ju përgjigjën me armë skuadrës së policisë që kishte shkuar për arrestimin e tij.

Dritan Dajti kërkon gjithashtu gjykatës konstatimin dhe deklarimin e pamundësisë së vënies në ekzekutim të vendimit të Gjykatës së Krimeve të rënda pasi ky vendim, sipas tij është i pavlefshëm pasi mungojnë nënshkrimet e katër anëtarëve të trupit gjykues.

Dajti pretendon se ka përfunduar dënimin në 17 Gusht të vitit 2024 dhe po mbahet në qeli pa të drejtë. Në të kundërt thotë Dajti gjykata të vendosë në dispozicion urdhrin e ekzekutimit për dënimin me burgim të përjetshëm, urdhër i cili, sipas tij, nuk ekziston.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy