
Një i moshuar në Maliq akuzohet për ngacmimin seksual të një vajze të mitur.
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin I. S., 68 vjeç, banues në fshatin Strelcë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 11-vjeçare.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.



