Mister zhdukja e biznesmenit italian në Pukë, hetuesit nuk kanë ende asnjë provë

Mister zhdukja e biznesmenit italian në Pukë, hetuesit nuk kanë ende asnjë provë

Zhdukja e biznesmenit Italian Davide Pecorelli në vendin tonë, vijon të mbetet ende mister. Mediat italiane nuk e kanë lënë në harresë këtë ngjarje, ndërsa vijojnë të shkruajnë rreth zhvillimeve mbi hetimet për zbardhjen e fatit të biznesmenit Pecorelli.

Gazeta italiane “Il Mesaggiero” shkruan se eshtrat që u dërguan nga Shqipëria ishin të pamjaftueshme për të nxjerrë prej tyre ADN-në. Mbetjet kockore u gjetën në makinën e shkrumbuar në ditët e para të Janarit, në Pukë.

Ekspertët italianë e kanë patur të pamundur të identifikojnë një ADN të qartë të mbetjeve e cila do të krahasohej me mostrat e marra nga familjarët e tij. Në këtë pike, hetuesit u kanë kërkuar të tjera të dhëna homologëve shqiptarë. Zhdukja e 45-vjeçarit ka angazhuar autoritetet e të dyja vendeve që ende nuk kanë dalë me një version të qartë për ngjarjen.

Për zbardhjen e ngjarjes, hetuesit kanë në dorë vetëm telefonin e gjetur në makinë dhe orën e biznesmenit italian. Pistat ku po hetohet është vetëvrasja, një ngjarje aksidentale ose eliminimi i Pecorelit. Por varianti i fundit shihet si më pak i besueshëm për shkak se nuk ka prova që të kemi të bëjmë me një rrëmbim apo ekzekutim të tij të qëllimshëm.

Davide Pekoreli kishte deklaruar para zhdukjes se do të udhëtonte në veri të vendit për të shtrirë aktivitetin e tij si dhe për të shitur një pajisje kozmetike. Makina e marrë me qira u gjet në flakë nga kalimtarët e zonës ndërsa një ditë më pas u zbuluan edhe disa mbetje kockore të cilat ende janë pa emër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy