
Policia e Fierit ka bërë të ditur se gjatë natës, është grabitur Kisha e Shën Gjergjit në Libofshë, nga persona ende të paidentifikuar. Lidhur me këtë, policia thotë se po punohet në kapjen e autorëve.
NJOFTIMI:
Më datë 22.05.2021 u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë dhe duke thyer drynin e arkës së qirinjve, kanë marrë rreth 2000 lekë të reja. Gjithashtu, në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marrin gjë.



