
Një i ri është vënë në prangat e policisë së Durrësit, i dyshuar për një sërë vjedhjesh në portin e Durrësit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin M. H., 25 vjeç, banues në Durrës.
I riu dyshohet se në port, Durrës, ka vjedhur pjesë të ndryshme të automjeteve të bllokuara.
Ndaj të ndaluarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme.



