Bllokohen 7 turistë të huaj në Kanionin e Langaricës, shpëtohen nga policia

Bllokohen 7 turistë të huaj në Kanionin e Langaricës, shpëtohen nga policia

Shtatë turistë të huaj të cilët kishin mbetur të bllokuar në "Kanionin e Langaricës, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut, por janë shpëtuar nga policia. Policia e Përmetit, shërbimet zjarrfikëse si dhe anëtarët e federatës shqiptare “Rafting Albania”, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët. Ata kanë kontrolluar zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Langaricës. Falë punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar. Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy