Balla me drejtorin e Agjencisë së BE kundër Drogës: Shqipëria, partnere në luftën kundër narkotikëve

Balla me drejtorin e Agjencisë së BE kundër Drogës: Shqipëria, partnere në luftën kundër narkotikëve

Shqipëria vlerësohet si një partner i angazhuar fuqimisht në luftën europiane dhe globale kundër narkotikëve.

Vlerësimi ka ardhur në takimin që ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi me Drejtorin e Agjencisë së Bashkimit Europian kundër Drogës (EMCDDA), Alexis Goosdeel.

Gjatë bashkëbisedimit, mbajtur në ministrinë e Brendshme, ata folën mbi rëndësinë e përmirësimit të kuadrit ligjor në përballjen me drogat si dhe hartimin e projekteve të përbashkëta.

“EMCDDA po mbështet Shqipërinë ngritjen e Observatorit Kombëtar të Drogave dhe Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm”, theksoi ministri Balla pas takimit.

 Operacionet kombëtare kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave dhe në komunitetet kanë çuar në arrestimin e 1242 personave dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy