45-vjeçari në Korçë gjendet i vrarë para biznesit, dyshohet për familjarë të ish bashkëshortes

45-vjeçari në Korçë gjendet i vrarë para biznesit, dyshohet për familjarë të ish bashkëshortes

Pronari i një dyqani artikujsh ushqimorë në fshatin Mborje të Korçës është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm jashtë ambientit të biznesit të tij. Viktima është shtetasi Flamur Duçi rreth 45 vjeç.

Flamur Duci 45 vjeç banor i këtij fshati i divorcuar pak vite më parë sipas policisë është sulmuar të paktën nga dy persona me mjet prerës në pjesët jetësore të trupit.

Nga goditjet e shumta 45-vjeçari ka gjetur vdekjen poshtë shkallëve të biznesit të tij.

"Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç" njofton policia.

Dyshohet se 45-vjeçari është vrarë me mjete prerës mëngjesin e sotëm teksa ka shkuar të hapë dyqanin dhe i është bërë pritë duke e masakruar me thikë.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Deri tani policia ka shoqëruar disa persona përfshi edhe familjarë të ish-bashkëshortes së viktimës, edhe për arsye se pista kryesore e kësaj vrasjeje dyshohet të jetë ajo e një konflikti me familjarët e ish gruas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy