Një aksident në vendin e punës i ka marrë jetën një personi sot në Durrës. Ngjarja ndodhi në Shkozet, rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.
Roja e një mobilerie ka gjetur vdekjen si pasojë e shkëputjes dhe rënies së portës së madhe të hekurit. Mësohet se viktima është A.Ç, 52 vjeç, banues në Shkozet.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



