Një ditë pasi humbi kontrollin mbi skafin dhe përplasi dy turistë në plazhin e Jalës, policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin Gjergji Priftuli, I cili do të hetohet për akuzën “Plagosja e rëndë me dashje”
Burime për MCN konfirmuan se dy pacientët ndodhen në terapi intensive në spitalin e Traumës, 31-vjeçari me prognozë të rezervuar ndërsa 25 vjeçarja në gjendje stabël.
Kujtojmë se një ditë më parë, mbeten të plagosur në Himarë, teksa kanë qenë duke qëndruar në plazhin e Jalës, kur janë goditur nga një gomone e cila ka humbur kontrollin në det.
Gomonia ka tentuar që të dalë në breg, por nuk ka arritur që të ndalojë në kohë, duke plagosur kështu çiftin e pushuesve 31 dhe 25 vjeçe, të cilët ndodheshin aty. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se drejtuesi I gomones, humbi kontrollin e mjetit dhe nga shpejtësia ka rënë në det, ndërsa mjeti I ndezur ka marr para pushuesit që ndodheshin në breg.



