
Një shtetas norvegjez, pushues në Ksamil, raportohet të ketë humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi është ndjerë keq, kur ka dal nga dushi.
Ai ishte Frank Westgard, 56 vjeç. Shtetasi norvegjez ishte se bashku me të dashurën për pushime në Shqipëri.
Westgard nuk po ndihej mirë kur doli nga dushi dhe është drejtuar për në qendrën shëndetësore të Ksamilit ku mësohet se ka humbur jetën. 56-vjeçari kishte probleme me presionin në gjak.
Turpi ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës dhe nesër do transportohet në Tiranë pranë mjekësisë ligjore.



