Trafikim i veprave të artit, lihen në burg dy të ndaluarit në Fier. Avokati: Show me persona të paarsimuar

Trafikim i veprave të artit, lihen në burg dy të ndaluarit në Fier. Avokati: Show me persona të paarsimuar

“Arrest me burg” ka dhënë gjykata e Fierit mëngjesin e sotëm si masë sigurimi ndaj Shpëtim Kalemit dhe Pandeli Petanit, të cilët u ndaluan në kuadër të operacionit policor të koduar “Vlera” ku u gjetën e sekuestruan piktura dhe ikona me vlerën e 1.5 milionë eurove.

Masa u dha nga gjyqtarja Miranda Nakaj, ndërsa prokuror ishte Elvis Alliaj, nën akuzën e “Trafikimit të veprave të artit”

Në seancën e zhvilluar i pandehuri Kalemi ka paraqitur kuponat e blerjes dhe zhdoganimit dhe ka mohuar akuzat.

Gjyqtaria Miranda Nakaj pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen ka vendosur që të dy shtetasve tu jepet masa “arrest me burg”.

Në përfundim të seancës avokati Ermal Hamataj ka pohuar se e gjitha është një show që ka nisur nga drejtoria e policisë Fier duke dënuar persona të paarsimuar, për shkak se i përkasin komunitetit rom, në kushte ekstreme te varfërisë qe nuk dine vlerën e ikonave dhe jo më të merren me trafikimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy